Transmetuar më 22-05-2022, 18:49

Robert Berisha ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien e tij private. Ai ka thënë në emisionin e moderatores Roza Lati mendimin që ka rreth dashurisë në çift dhe nëse sipas tij është më e madhe në pleqëri apo në rini.

Mes emocionesh këngëtari u shpreh se pasi humbi nënën e tij vitin e kaluar, e pa te i ati se sa e vështirë është kur humbet partnerin e jetës dhe mbetesh vetëm.

“Në pleqëri, ish dashur të jetë edhe në rini edhe në pleqëri me qenë mirë. Por vetëm kur plaket robi (njeriu), e kupton kur ta humb dikë që e ke pasur (gruan), e kupton që vet nuk jetohet dhe në atë kohë e sheh se sa të mungon ai që e ke pasur afër. Kështu që unë mendoj se në pleqëri është shumë e rëndësishme të kesh dikë që e shijon”, theksoi Berisha.

Muzikanti përndryshe kohëve të fundit pranoi se ka nisur një lidhje të re – dhe dyshohet se bukuroshja që ia ka marrë zemrën quhet Laureta Maqedoni.

Ai ka qenë i martuar për vite me radhë me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Rene.