Transmetuar më 22-05-2022, 18:19

Turqi- Një ngjarje tragjike dhe horror është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Antalia të Turqisë.

Një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë ne thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të së shtunës, kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.

Më pas autori i preu fytin dy fëmijëve të tij, të bijën gjashtë vjeçare dhe djalin katër vjeç. 38-vjeçari, i cili ishte pedagog i Ekonomisë në një universitet në Kharkov, u arrestua.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim. noa.al