Transmetuar më 22-05-2022, 13:49

Itali- Kourtney Kardashian dhe partneri i saj, Travis Baker u martuan ditën e djeshme për herë të tretë në Itali, pasi morën me qira një kështjellë në Portofino.

Çifti tërhoqi shumë vëmendje, por ajo që ra më shumë në sy ishte veshja e nuses. Me një fustan e vello të zezë, me imazhin e Shën Mërisë në qendër, motra e madhe Kardashian la pas të bardhën tradicionale, për të shfaqur anën ‘rock’ të të dashurit të saj për dasmën e tyre këtë fundjavë.

Është hera e tretë që dyshja e dashur martohen, pas një dasme në Las Vegas dhe një ceremonie tjetër në Santa Barbara.

Këtë herë dy të dashuruarit ftuan familjet dhe miqtë e tyre për t’i parë ata duke thënë ‘po’. Çifti i lumtur u pa të shtunën në mëngjes, përpara dasmës së tyre, duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Portofino.