Transmetuar më 22-05-2022, 13:18

KOSOVË- Dy këngëtaret e njohura nga Kosova Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi ishin pjesë e sfilatës së mbajtur pak ditë më parë nga stilisti Valdrin Sahiti ku shkëlqyen me veshjet e tyre.

Ajo që nuk i shpëtoi syrit të publikut është fakti se dyshja nuk u pa asnjë moment pranë njëra-tjetrës madje as nuk u përshëndetën.

Këngëtaret vijojnë të mos flasin prej disa vitesh dhe shkak mendohet se është kënga ‘sa tkom dasht’ e Norës e cila, sipas disa inforamcioneve, fillimisht ishte shkruar për Leonorën por studio vendosi t’ja jepte Norës.

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, dy vite më parë këngëtares Leonora Jakupi ju drejtua një pyetje gjatë një loje ku duhet të përmendte se me kë nuk flet nga showbizi.

“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi.