Transmetuar më 22-05-2022, 12:32

Shëngjin- Bregu i Shëngjinit, Velipojës dhe Gjirit të Lalzit janë pushtuar nga një lëndë vajore e verdhë gjatë ditës së sotme.

Pushuesit janë tmerruar, kur kanë parë që vija bregdetare është ndotur si kurrë më parë.

Dyshohet se anijet kanë derdhur vajin në det dhe një pjesë ka dalë në breg.

Fillimisht, u raportua ndotje vetëm nga Shëngjin, por qytetarë që kishin shkuar të pushonin sot në Gjirin e Lalzit dhe në Velipojë na dërguan pamje të së njëjtës ndotje.

Qytetarët shqiptarë, kanë filluar të frekuentojnë plazhet që prej javës së shkuar, por duket që jo gjithçka po shkon mirë. noa.al