Transmetuar më 22-05-2022, 11:49

Tiranë- Ndërkohë që vijon votimi për zgjedhjen e kreut të ri të PD, proces ky i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ka ardhur reagimi i parë nga Lulzim Basha.

Duke mos i përmendur zgjedhjet e sotme, Basha ka zgjedhur ta japë mesazhin e tij përmes 38-vjetorit të revoltës së Qafë Barit për t’i kujtuar shqiptarëve që të mos e marrin lirinë si të mirëqenë të mos i lënë ato që ai quan ‘mbeturina të komunizmit’ të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës. noa.al