Transmetuar më 22-05-2022, 10:59

Janinë- Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e djeshme në Janinë, fatmirësisht pa viktima.

Një autobus ka dalë nga rruga e është përplasur me barrierat mbrojtëse, pasi shoferit i ra të fikët në timon. Aksidenti rrugor ka ndodhur teksa autobusi po transportonte në punë stafin e një fabrike pularie në Janinë të Greqisë.

Për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar nga aksidenti, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital me plagë të lehta.