Transmetuar më 22-05-2022, 09:45

TIRANË- Ka nisur votimi në të gjitha degët e Partisë Demokratike në Tiranë dhe bashkitë e vendit ku do të votohet për zgjedhjet e kryetarit të ri.

Në garë janë dy kandidatë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

Në degët e Tiranës po vijon votimi normalisht ku pjesmarrja e anëtarëve duket e lartë në orët e para të mëngjesit. Selia e partisë Demokratike gjithashtu do të jetë një qendër votimi ku dhe pritet të votojë Berisha.

Ka nisur procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD, një garë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Fushë-Krujë Në Fushë-Krujë, janë 800 anëtarë që do të votojnë pranë selisë së partisë. Ndërkohë, 1200 anëtarë të Krujës votojnë në dy qendra votimi, tek selia e partisë në Krujë dhe në një ambient të përshtatur për votimet në Thumanë.

Lezhë Në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote që do përzgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike.

Lushnje Në Lushnje pritet të votojnë 1825 anëtarë, ndërsa në Divjakë 820 anëtarë.

Berat Në Berat janë 2300 anëtarë. Ndërkohë në Kuçovë votohet në selinë e PD dhe janë 1500 anëtarë. Në Dimal votohet në selinë e PD dhe janë 870 anëtarë, ndërsa në Skrapar votohet sërish në selinë e partisë dhe janë 630 anëtarë. Sakaq, në Poliçan pritet të votojnë 930 anëtarë.

Gjirokastër

Në Gjirokastër pritet të votojnë 1200 anëtare, në Tepelenë 256 anëtarë, në Këlcyrë 570 anëtarë, në Përmet 470 anëtarë, në Memaliaj 300 anëtarë, duke shkuar në total në 2796 anëtarë.

Korçë Korça ka një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë. Pogradeci ka 2 qendra votimi në zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 lista ndërsa aktivë janë 700. Devoll, një qëndër votimi në zyrën e degës në qytet,numri i listës 2400 anëtare ndërsa aktivë janë rreth 1000. Maliq, ka dy qëndra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës 2200 anëtarë ndërsa aktivë 1000. Erseka, ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i anëtarëve është 700, ndërsa aktivë rreth 400.

Fier Në Fier pritet të votojnë 2000 anëtarë. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë, në Mallakastër në 1 Qendër Votimi me 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 Qendra Votimi me afërsisht 700 anëtarë. Procesi ka nisur i qetë në orën e përcaktuar, ora 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00

Kukës Edhe në qarkun Kukës ka nisur votimi, ku pritet që të votojnë rreth 1200 anëtarë.

Sarandë Ka nisur në orën 08.00 të mëngjesit të kësaj të diele procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD edhe në Sarandë.

Në Elbasan janë 1200 anëtarë.