Transmetuar më 22-05-2022, 07:29

Olena Zelenska ka qenë një mbështetje e madhe për Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Zonja e Parë e Ukrainës ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj.

Zelenska ndër të tjera në intervistë ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”. Megjithatë ajo pranoi se mezi ishin parë me njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur”, si familjet e tjera.

Kujtojmë se kjo e sotmja është hera e dytë që çifti shihen së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë.