Transmetuar më 21-05-2022, 22:56

Stresi dhe Noizy më miq se kurrë. Ndonëse kanë qenë rivalë për shumë kohë, Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin" njëri-tjetrin në Mars të vitit 2021. Dyshja kthyen faqe, duke i lënë pas mëritë mes tyre.

Që nga ajo kohë, djemtë janë bërë follow dhe në rrjete sociale. Vetëm së fundmi Noizy ka publikuar në Instastory këngën e re të Stresit, të titulluar “Noise”, duke e mbështetur publikisht.

Nga ana tjetër Stresi e ka rishpërndarë në profilin e tij dhe ka bërë një deklaratë shumë të ëmbël për Noizyn. “Gjysma ime ti”, ka shkruar ai.