Transmetuar më 21-05-2022, 20:21

Tiranë- Rithehet pas 2 vitesh në rrugët e Tiranës parada e komunitetit LGBT+ në Tiranë

Marshimi nisi nga sheshi Nënë Tereza duke u zhvendosur në Sheshin Skënderbej.

Pjesëtarë dhe mbështetës të këtij komuniteti dolën me pankarta e flamuj me ngjyrat e LGBT+. Një flamur gjigant LGBT u vendos para Kryeministrisë.

Nuk mungoi edhe performanca në një rimorkio kamioni dhe hedhja e lëndëve piroteknike me tym ngjyra-ngjyra.

Policia kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e aktiviteti.

Parada e komunitetit LGBT+, në Muajin e Krenarisë është promovimi i vetë-afirmimit, dinjitetit, barazisë së personave me prirje dhe identitete të ndryshme seksuale, ku fjala “krenari” vjen si kundërvënie ndaj stigmatizimit që u bëhet personave të këtij komuniteti.

Në Shqipëri ka një komunitet të konsiderueshëm LGBT që po shtohet dita-ditës.

Komunitetet fetare dhe disa aktivistë të shoqërisë civile kanë dalë kundër tyre. Noa.al