Transmetuar më 21-05-2022, 20:04

Itali- Familja Kardashian ka zbarkuar në Portofino, Itali. Kourtney Kardashian dhe Travis Barkerpritet të zhvillojnë dasmën e tyre.

Teksa shëtisnin në rrugët e këtij vendi piktoresk, dyshja nuk qëndronin dot pa i kapur duart me njëri tjetrin si dhe u panë duke u puthur shumë shpesh.

Dasma e tyre do të ndodhë këtë fundjavë në një kështjellë në Portofino.

Kim Kardashian u shfaq së fundmi me vajzën e saj North.

Që të mos harrojmë Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian… Kylie është në detyrën e mamasë tashmë teksa mban vajzën Stormi e cila shihet duke u argëtuar.

Familja Kardashian janë parë në një jaht që kushton 60 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Siç raportoi TMZ më herët, Scott Disick nuk është i ftuar në ceremoni dhe deri më tani nuk është parë asnjë shenjë e Rob Kardashian.

Kourtney tashmë është do të jetojë në shtëpinë e Travis. Megjithatë, ka një lidhje Kourtney me shtëpinë e tij. Ajo ishte shumë e përfshirë në dekorimin e shtëpisë. Të dy ishin miq të ngushtë përpara se të lidheshin, dhe Kourtney ishte më se e gatshme në atë kohë ta ndihmonte Travis me shtëpinë e tij dhe në fakt rezultatet janë fantastike.