Transmetuar më 21-05-2022, 19:43

Rusi- Përveç presidentit, Joe Biden, mes 963 personaliteteve amerikanëve të cilët u shpallën “non grata” nga Rusia, janë edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman.

Ministria e Jashtme ruse ka bërë publik një dokument ku përfshihen kryesisht zyrtarë qeveritarë, deputetë, por edhe anëtarë të shoqërisë civile si CEO i Meta-s dhe aktori hollivudian Morgan Freeman, të akuzuar nga diplomacia ruse se kanë regjistruar një video në vitin 2017 ku pretendohej se Rusia po kryente një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara.

Ky vendim i Rusisë vjen si një shenjë hakmarrje pas përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga fillimi i pushtimi të Ukrainës në 24 shkurtit.

Më herët Biden ka nënshkruar paketën masive të radhës të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku 20 miliardë dollarë do të shkojnë si ndihmë ushtarake. noa.al