Transmetuar më 21-05-2022, 17:56

Turqi-  Gjatë Paradës së Krenarisë të LGBTQI+, policia e Turqisë ka bastisur një Universitet të Stambollit duke arrestuar dhjetëra studentë.

Sipas studentit të diplomuar për avokati, Mahmut Seren, policia turke ka vënë në pranga 33 persona, ndërsa në përpjekje për të ndaluar arrestimet janë plagosur disa mësues.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se në edicionin e nëntë të kësaj parade, nuk kishte patur asnjë urdhër ndalimi nga zyra e guvernatorit apo rektori.

Kujtojmë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan, i ka ndaluar paradat e komunitetit LGBTQI+ që në vitin 2015.