Transmetuar më 21-05-2022, 17:18

Tiranë- Nuk është më risi. Aksidentet me autobusët urbanë në Tiranë janë kthyer tashmë statistika dite.

Një tjetër aksident me një autobus qytetës ka ndodhur sot në kryeqytet.

Mësohet se tek ish-stacioni i Trenit një urban ka ngecur në rrugë dhe pas tij janë përplasur dy makina. Fotoja që shihni tregon pamje nga aksidenti, ndërkohë që atje është krijuar trafik.

Në vendngjarje ka shkuar policia, për të bërë të mundur lirimin e trafikut, ndërkohë që nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.