Transmetuar më 21-05-2022, 16:41

Lezhë- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.

Dy automjetet janë përplasur mes tyre dhe si pasojë e goditjes së fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një parcelë.

Burimet të noa.al bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e këtij aksidentit. noa.al