Transmetuar më 21-05-2022, 15:31

Australi- Politikani me origjinë Arbëreshe Anthony Albanese fiton zgjedhjet paralamentare në Australi. Ai është lideri i opozitës dhe kryetari i laburistëve.

Australia ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjet në fjalë dhe ka zgjedhur qeverinë e parë laburiste në një dekadë.

Anthony Albanese ka lindur në Sydney, por i ati i tij Carlo Albanese, është nga qyteti italian Barletta. Barletta është qyteti ku Skënderbeu me 5,000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij, shtypi kryengritjen kundër mikut të tij Ferdinandi I i Napolit. Edhe vetë emri i qytetit Barletta konsiderohet si mbiemër me orgjigjinë arbëreshe.

Sipas mediave të huaja, pritet që Anthony Albanese të marrë pushtetin në Australi dhe të përfaqësojë laburistët.

Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, Albanese u ka premtuar votuesve “rinovim, jo ​​revolucion”, ndërsa ai kërkon të rrëzojë koalicionin konservator Liberal-Nacional.