Transmetuar më 21-05-2022, 13:01

Drejtori i policisë, Gledis Nano, ka dhënë një konferencë për mediat ku ka folur mbi sfidën e të mërkurës në datën 25 maj ku pritet të luhet ndeshja, Roma-Feynord.

Nano kërkoi që të mos përhapej panik lidhur me një shtet-rrethim pasi ajo do të ishte një ditë feste dhe thjesht do të bllokoheshin lëvizjet për mjetet që vinin drejt Tiranës, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi.

Pyetje: Mund të ketë përplasje mes dy tifozerive?

Nano: Masat e marra që tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Janë marrë masa si nga policia bashkiake ashtu edhe ajo shtetërore. Është e vërtetë kjo që thoni ju se ka tifozë me tendenca të dhunshme dhe huligane, por unë e përmenda më parë, kjo është një ditë feste. Nuk do lejojmë kurrsesi që një pakicë tifozësh nën efektin e pijeve alkoolike dhe adrenalinës të prishin imazhin e vendit tonë.