Transmetuar më 21-05-2022, 10:43

ITALI- Përfundon shpejt aventuar e një shqiptari hajdut në Itali.

20-vjeçari grabiti tre ditë më parë makinën Ferrari të parkuar në Piazza Vittorio Veneto.

I riu është vënë në pranga nga autoritetet italiane e më pas është shoqëruar për në burgun e Florence Sollicciano.

Mediat italiane raportojnë se i riu, pa banesë fikse, u njoh si autori i vjedhjes falë pamjeve të kamerave të sigurisë pasi njihej tashmë në polici për krime të ngjashme. Ai u vu në pranga në një park.