Transmetuar më 21-05-2022, 10:38

Ermal Mamaqin e njohim të gjithë për batutat dhe humorin e tij. Madje kur bashkohet edhe me Elvana Gjatën bëhet edhe më i lezetshëm, sepse të dy personazhet e dashur të showbizit janë miq të vjetër.

Komediani i njohur nuk ka kursyer komentet dhe batutat për veshjen e fundit të Elvanës në sfilatën e Valdrin Sahitit. “Dy gjëra nuk kanë fund, lumenjtë që rrjedhin dhe fotot dhe videot e Elvanës me atë fustanin”, shkruan Ermali në rrjetet sociale.

E ka fjalën për këtë fustan:

Ndonëse me humor ky konstatim është mëse i vërtetë, pasi Elvana Gjata ishte kryefjala e eventit të Valdrin Sahitit si përgjatë sfilatës ashtu edhe në “afterparty-n” e organizuar pas eventit.