Transmetuar më 21-05-2022, 10:21

GJERMANI- Një tornado ka goditur pasdite perëndimin e Gjermanisë dhe ka shkaktuar dëmet më të mëdha në qytetin Padeborn, ku të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa një person ka humbur jetën.

Transporti hekurudhor dhe rrugor u ndërpre në të gjithë rajonin.

Meteorologët thanë se moti ekstrem u shkaktua nga masat e ngrohta të ajrit që nga Afrika në kombinim me ajrin relativisht më të ftohtë që lëvizte nga Europa veriore në jug.