Transmetuar më 20-05-2022, 23:59

Këngëtarja Semi Jaupaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo ka treguar se si jeta e saj private por edhe ajo profesionale, kanë ndryshuar drastikisht që pas përfundimit të Big Brother VIP.

Japuaj bëri të ditur se i ka ndrequr raportet me Donaldin dhe ishte ajo që i shkroi e para pas përfundimit të spektaklit.

Ndërkohë, në një moment dyshja filluan të interpretojnë së bashku këngës “Mos u kthe” të Semit me një ndryshim teksti.

Kënga në kohën kur u publikua ka qenë si një dedikim i Borës ndaj Donaldit, për shkak të lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Donaldi pas daljes nga Big Brother VIP ka treguar se është shumë i penduar dhe se po mundohet ta rikthejë Borën, e një gjë të tillë e bëri qartë të ditur edhe gjatë interpretimit të këngës.