Transmetuar më 20-05-2022, 23:31

Këngëtarja e njohur Tuna është rikthyer në muzikë pas një pauze të gjatë pasi u bë nënë për herë të dytë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar projektin e ri muzikor, në bashkëpunim më një artist të ri që mban nofkën “The Victor”.

Kënga titullohet “Kthehna” dhe është pritur shumë mirë nga publiku. Ndonëse nuk ka shumë që është publikuar, ky projekt muzikor ka matrë mbi 6 mijë shikime dhe komente mjaft pozitive.