Transmetuar më 20-05-2022, 20:54

TIRANË- Romeo Veshaj duket se ka pësuar aksident.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por nuk dihet ende me saktësi vendi se ku.

JOQAlbania ka publikuar disa foto ku Romeo shihet teksa qëndron tek dera e auto-ambulancës.

Në tokë shihet një motor dhe një makinë e ndaluar.

Nuk dihet nëse aktori Veshaj ka qenë shkaktar apo i dëmtuar në këtë aksident. Ai shihet pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mban nga krahu.