Transmetuar më 20-05-2022, 20:33
Një prej anëtarëve të partisë Demokratike e ka paralajmëruar ish-kryeministrin Sali Berisha, të ketë kujdes nga personat që ka afër, duke i kujtuar tradhtinë që nipi i bëri vetë Skënderbeut.
Demokrati hodhi dyshime mbi besueshmërinë e personave që qëndronin pranë ish kryedemokratit.
Ndërsa Berisha u përgjigj se pavarësisht se kishin bërë shumë, tatëpjetën më të madhe e kishin përpara.
Demokrati: Bëj kujdes shumë se edhe Skënderbeut ia bëri tradhtinë i nipi. Ata që ke më të afërt, shikoji me kujdes. Lëre çfarë flasin nëpër podiume se ata nuk dalin as në terren.
Berisha: Ne ngjitëm një të përpjetë, por më të madhen e kemi përpara. Megjithatë, unë jam besimplotë, sepse erdhëm këtu si njerëz të idealeve, përndryshe ne nuk do të ishim.