Transmetuar më 20-05-2022, 20:22

Mësohet emri i viktimës së aksidentit me vdekje në Fier. Ai është Bardhi Sulaj 67 vjeç.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Bardhi Sulaj banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur makinën pas aksidentit dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Noa.al