Transmetuar më 20-05-2022, 20:11

Sarandë- Nuk reshtin aksidentet. Pas atij me vdekje në Fier, një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në hyrje të qytetit të Sarandës.

Sipas informacioneve të mbërritura në Noa.al janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Lëndime kanë marrë shtetasit Klaudio Kupi e Mikel Hoxha. I pari ka dëmtime në shtyllën kurrizore dhe do të niset për mjekim të specializuar në Tirane ndërsa i dyti ka dëmtime në kokë nga xhamat e makinës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.