Transmetuar më 20-05-2022, 20:11

Sarandë-  Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në hyrje të qytetit të Sarandës.

Burimet për noa.al bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Lëndime kanë marrë shtetasit Klaudio Kupi e Mikel Hoxha.

I pari ka dëmtime në shtylle kurrizore dhe do të niset për mjekim të specializuar në Tirane ndërsa i dyti ka dëmtime në koke nga xhamat e makinës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. noa.al