Transmetuar më 20-05-2022, 19:56

Fier- Aksident tragjik në Fier.

Një motor është përplasur me një mjet tip Audi dhe për pasojë ka ndërruar jetë  Bardhi Sulaj 67 vjeç.

Përplasja fatale ndodhi në vendin e quajtur ‘Kthesa e Pojanit’.

Burime nga vendngjarja raportojnë për Noa.al se përplasja ishte mjaft e fortë aq sa makina ka përfunduar e shkatërruar në një kanal, dhe drejtuesi i motorit vdiq në vend nga plagët e marra.

Drejtuesi i mjetit tip Audi  ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Noa.al