Transmetuar më 20-05-2022, 18:02

Ukrainë- Vazhdojnë sulmet me raketa në disa qytete të Ukrainës.

Një i tillë me bilanc tragjik ka ndodhur sot në emsditë në Kharkiv.

Pamjet u shpërndanë nga Zelensky në rrjetet e tij sociale.

Ato tregojnë se si shpërthen në flakë Shtëpia e Kulturës teksa janë regjistruar 7 viktima mes tyre një fëmijë 11-vjeçar.

"Rajoni i Kharkiv. Qyteti i Lozovës. Sulm me raketa ruse në Shtëpinë e Kulturës së sapo rinovuar. Shtatë viktima, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar. Pushtuesit identifikuan si armiq të tyre kulturën, arsimin dhe njerëzimin. Dhe nuk kursejnë as raketat dhe as bombat. Çfarë është në mendjen e njerëzve që zgjedhin objektiva të tillë? E keqja absolute, marrëzi absolute", shkruan Zelenskzz.