Transmetuar më 20-05-2022, 16:46

Greqi- Po përgatiteshin për ditën më të bukur në jetë, por gjithçka u shkatërrohet para syve.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pasditen e djeshme ku një foshnje 10 muajshe ka ndërruar jetë pasi e nëna e saj 38 vjeçare shkaktoi një aksident automobilistik.

Të shtunën ishte planifikuar dasma e çiftit dhe 38 vjeçarja po kthehej në Elassona nga Krania ku kishte shkuar për të rregulluar detajet e fundit të ceremonisë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysou.

Një ambulancë e EKAB-it e mori foshnjën dhe e dërgoi me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Elassonës, ku për disa orë iu nënshtrua reanimacionit kardiopulmonar, por nuk mundi të qëndronte gjallë.

Nëna ka shpëtuar ndërsa burri nuk ishte në makinë në ato momente.