Transmetuar më 20-05-2022, 16:34

Tiranë- Përplasje mes një makine dhe motomjeti në Tiranë. Një i ri përfundon në spital.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Selitës.

Mjeti me drejtues M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues M. V., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.