Transmetuar më 20-05-2022, 14:57

Kukës- Ka ndërruar jetë papritur nënprefekti i Hasit, Selman Geca.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana.

Kuçana me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Geca ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak.

“Lajm i trishtë ! Sot pas një infrakti kardiak ndërroi jetë N/Prefekti i Hasit Selman Geca . Ngushëllime familjes , të afërmve , shokve e miqve të tij . Pushoftë në paqe” shkruan Kuçana. noa.al