Transmetuar më 20-05-2022, 13:55

Krujë- Ka shpërthyer një bombol gazi në Krujë, ku si pasojë është djegur një banesë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në banesën e N. P.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. noa.al