Transmetuar më 20-05-2022, 13:02

Tiranë- Nuredin Dumani vazhdon të zbulojë detaje të reja rreth ngjarjeve kriminale të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë.

Një ndër to është edhe vrasja e Andi Zylyfit në dhjetor të vitit 2019 dhe kjo vrasje ka qenë më pas shkaku i prishjes së marrëdhënieve të tij me Talo Çelën që e kishte shok e bashkëpunëtor prej shumë vitesh.

Ai ka treguar se është ndjerë i përdorur nga Talo pasi për vrasjen e 26-vjeçarit Andi Zylyfi i kishte dhënë makinën e tij pasi kishte ngelur pa lekë, por pas vrasjes Talo nuk i kishte dhënë asnjë para.

Në dëshminë e tij ai ka treguar me detaje se si u organizua vrasja e Andit dhe se si nisën debatet me Talo Çelën deri sa u kthyen në armiq të përbetuar me njëri-tjetrin. noa.al