Transmetuar më 20-05-2022, 11:02

Greqi- Dënohet me burg përjetë shqiptari dhe greku që përdhunuan dhe vranë studenten greke.

Gjykata e Apelit e Athinës ka vulosur fatin e dy të rinjve të cilët akuzohen se përdhunuan dhe më pas vranë Eleni Topaloudi.

Shqiptari Aleksandër Luca dhe shokun e tij grek Manolis Koukouras, përdhunuan e më pas vranë studenten greke Eleni Topaloudi dhe trupin e të cilës e hodhën në det.

Autorët vazhdimisht gjatë seancave ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për ngjarjen, ndërsa gjyqtarët dhe juristët njëzëri kanë vendosur që autorët të dënohen me burg përjetë, si autorë të kësaj ngjarje makabre.

Shqiptari dhe greku u dënuan për krimet e vrasjes me paramendim dhe përdhunimit në grup ndaj saj, studentes në 2018 në Rodos.

“Vrasja është kryer nga të dy të pandehurit për t’i mbyllur gojën vajzës. Nëse dikush nuk donte, ai do të thërriste për ndihmë. Të gjitha veprimet e tyre të mëvonshme dëshmojnë se gjithçka është bërë bashkë, me plan dhe me mashtrim” u tha në seancën e gjyqit.

Në shkallë të parë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe me 15 vite burg për përdhunim të saj.