Transmetuar më 20-05-2022, 10:56

Kujtim Gjuzi, ish-deputeti i legjislaturës së Kuvendit të Shqipërisë, që përfitoi nga djegia e mandateve të PD dhe LSI, ka shpërthyer në rrjetet sociale mbi atë që po ndodh aktualisht për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.

I njohur për shthurjen e gjuhës herë pas here, njeriu kontravers ka akuzuar ashpër opozitën, atë fraksion të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, që po negocion me mazhorancën qeverisëse dhe Edi Ramën.

Përmes rrjeteve sociale, Gjuzi ka shkruar: “Opozitarë ko*ilë propozojnë për president Pianecin Serial. Ku*varë Bordellosh duan të mbajnë Presidencen si Kuplara! Impotente! Intriga KM tallet me Opozitën. Vota për PPP president/e”.

Edhe pak ditë më parë, ky personazhi i njohur është shprehur për presidentin e ri. I ngacmuar nga fansat në Facebook nëse do të pranonte ai këtë post, Gjuzi tha: “Une jam për Monarki si Danimarka, Zvicra, Holanda, Belgjika. Presidenti për mua është një qeramarrës ma shumë.

Presidenti i ri ne mendimin konservaror duhet te kete keto cilesi: Te jete nje personalitet publik i shquar; te jete nje damiljar tradicional, i paperfolur ne jeten roze; te jete nje qytetar/e i/e paperfolur per korrupsion dhe lidhje me krimin.

Vo: Konservatoret punojne per ndryshim te formes se regjimit. Ne mbeshtesim rikthimin e Dinastise (7 Monarki Kushtetuese, Familja Mbreterore Zog I). Pra, president i zgjedhur nga populli. Republika Parlamentare pas 77 vitesh duket e deshtuar”.