Transmetuar më 20-05-2022, 09:10

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy organizatorët e vjedhjes me armë të noterit Thoma Kaçi në Sarandë, ngjarje kjo e ndodhur më 20 tetor të viti 2021.

Janë arrestuar shtetasit: Samet Brahimi, 34 vjeç, banues në Shkodër dhe Ilia Mata, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Kujtojmë se për këtë ngjarje, janë arrestuar në muajin nëntor si bashkëpunëtorë edhe shtetasit E. A., 53 vjeç, O. K. (P)., 40 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç.

Materialet në ngarkim të Samet Brahimit dhe Ilia Matës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.