Transmetuar më 20-05-2022, 08:10

Ukrainë- Donbasi është shkatërruar.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Ai gjithashtu akuzoi Moskën se po përpiqet të “rrisë presionin” e bombardime “brutale dhe të pakuptimta”.

Në fjalimin e tij të fundit me video të enjten mbrëma, lideri ukrainas tha se Kremlini kishte intensifikuar ofensivën e tij pas tërheqjes së trupave të tij nga Karkhiv, në lindje të Kievit, duke vënë edhe më shumë presion mbi Donbas.

Zelensky gjithashtu përsëriti se Rusia po kryente gjenocid dhe tha se ata që “japin dhe zbatojnë urdhra kriminalë” do të sillen para drejtësisë “brenda gjykatës”.

“Është ferr atje dhe kjo nuk është një ekzagjerim”, vijoi duke thënë presidenti i Ukrainës, i cili shtoi se “forcat ruse kanë shkatërruar plotësisht rajonin e Donbasit në një përpjekje të qëllimshme për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur”.

Duke folur në një video të postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, Zelensky vijoi duke thënë: “Donbasi është shkatërruar plotësisht. E gjithë kjo nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë shpjegim ushtarak për Rusinë. Ky është ai që do të cilësohet si gjenocid i popullit ukrainas dhe për të cilin pushtuesit patjetër do të sillen para drejtësisë. Tashmë ka filluar gjyqi i parë në Ukrainë kundër një krimineli lufte rus dhe do të përfundojë me rivendosjen e plotë të drejtësisë brenda gjykatës ndërkombëtare. Unë jam i sigurt për të. Të gjithë ata që japin dhe zbatojnë urdhra kriminalë do t’i gjejmë dhe nxjerrim para drejtësisë”.

Zelensky vazhdoi të fliste për sulmet ‘konstante’ në të gjithë vendin – duke iu referuar sulmeve ‘të tmerrshme’ ajrore dhe raketore në Desna, Rajoni i Chernihiv.