Transmetuar më 20-05-2022, 07:58

Fier- Shpërthen në flakë linja e tensionit të lartë në Zhupan të Fier.

Për pasojë mbetet pa energji elektrike e gjithë zona.

Paraprakisht dyshohet se banorë të zonës i kanë vënë flakën mbeturinave, zjarri është përhapur duke djegur edhe kabullin e linjës së tensionit të lartë që kalon aty.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Ndërsa punonjësit e elektrikut kanë stakuar energjinë për të shmangur ndonjë tragjedi dhe dëmet në rrjet.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë. Noa.al