Transmetuar më 19-05-2022, 23:54

SHBA- Shqipëria do pajiset me raketa antitank Javelin. Lajmi është bërë i ditur nga kompania amerikane Lockhead Martin.

Sipas kompanisë, Shqipëria ka porositur raketa të këtij kalibri.

Ushtria amerikane së fundi i dha Javelin Joint Venture dy kontrata prodhimi për raketat Javelin dhe pajisjet dhe shërbimet përkatëse me vlerë totale prej 309 milion dollarë. Veç ndihmës për Ukrainën, prodhimi përfshin edhe vendet porositëse si Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën.

Javelin është zhvilluar dhe prodhuar nga Javelin Joint Venture, një partneritet i Raytheon Missiles & Defense dhe Lockheed Martin. Sistemi i gjithanshëm i raketave të drejtuara kundër tankeve dhe me shumë objektiva ofron aftësinë për të goditur deri në 4 kilometra në shumicën e kushteve operacionale.

Deri më sot, Javelin Joint Venture ka prodhuar më shumë se 50,000 raketa Javelin.

Javelin pritet të qëndrojë në arsenalin e armëve të SHBA deri në vitin 2050.