Transmetuar më 19-05-2022, 23:30

Ka vijuar dhe sot gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp. Aktori ka paditur ish gruan e tij për shpifje pas një shkrimi që botoi në The Washington Post, ku fliste për abuzimin në familje. Ndonëse Heard nuk përmendte emra, Depp pretendon se ka ndikuar në karrierën e tij.

Gjatë këtyre ditëve, ata kanë dëshmuar kundër njëri-tjetrit, duke pretenduar për dhunë. Sot ka dëshmuar dhe aktorja Ellen Barkin, 68 vjeçe, e cila e ka përshkruar ish të dashurin e saj si “xheloz” dhe “kontrollues”. Ajo tha se miqësia e tyre u kthye në dashuri në vitet ’90.

Ajo pretendoi se u ndanë për një vizitë dy-ditore që bëri në Los Angeles. “Ai nuk donte që unë të shkoja. Nuk kam dëgjuar më për të pas kësaj.”, tha ajo. “Ai është thjesht një njeri xheloz, kontrollues. Ku po shkon? Me kë do të shkosh? Çfarë bëre natën e kaluar?“, tha ajo.

“Ai është thjesht një njeri xheloz, kontrollues”, – thotë Ellen Barkin për Johnny Depp

Kur u pyet nëse ka abuzuar me të, ajo tha: “Depp hodhi një shishe verë në dhomën e hotelit në Las Vegas kur ne ishim duke xhiruar. Një përleshje po ndodhte midis Johnny Depp dhe shokut të tij në dhomë, asistentit. Sinqerisht, nuk më kujtohet.”