Transmetuar më 19-05-2022, 15:25

Tiranë- Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar një kallëzim penal për kryetarin e Gjykatës së Tiranës për shpërdorim detyre si dhe për kancelarin e Gjykatës.

“Rithemelimi” ka kallëzuar penalisht Flamur Kapllanin në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Donald Xhelili, në cilësinë e Kancelarit te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PD ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit, që sipas tyre në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cënojnë interesa të ligjshëm të saj.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës pranoi dhe regjistroi statutin e PD të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, por Enkelejd Alibeaj e ankimoi vendimin në Apel, i cili u pranua. noa.al