Transmetuar më 19-05-2022, 13:10

LSI, përmes deputetes së vet Eisa Xhixho ka hedhur akuiza të forta ndaj qeverisë së Edi ramës, duke u ndalur te fondet e rindërtimit, të cilat kanë shkuar për njerëz të afërt të Rilindjes. Përmes rrjeve sociale, duke cituar një investigim të BIRN, Xhixho shkruan:

“Fondet e rindërtimit janë dëshmia e radhës e abuzimit të kësaj qeverie edhe me fatkeqësitë natyrore. 660 milionë euro kanë përfituar kompanitë e një grushti njerëzish që rëndom prej më shumë se 8 vitesh rezultojnë fitues tenderash dhe koncesionesh.

Pasi një pjesë e këtyre fondeve u përdorën për të blerë votën e 25 prillit, ajo çka mbetet iu dha të besuarve të Rilindjes, përmes procedurave të posaçme që ndërtuesit e mesëm dhe të vegjël.

Qeveria Rama nuk heq dorë nga abuzimi me paratë e shqiptarëve as në kohë fatkeqësish e krizash siç ndodhi edhe me pandemie me tenderat sekret. Vetëm me një qeveri që përkëdhel me fonde klientët e saj dhe që përfiton nga kriza për të arkëtuar më shumë në arkën e shtetit.

Ndërkohë, qytetarët detyrohen të ulin konsumin edhe për mallrat dhe shërbimet bazë, mund të shpjegohet pse Shqipëria rezulton gjithnjë në rënie në raportet e agjencive ndërkombëtare”.