Transmetuar më 19-05-2022, 12:08

A janë bashkë më Blero me Afronën?

Së fundmi janë ngritur dyshimet se ata mund të jenë ndarë.

Gjithçka ka nisur nga fakti se në profilet e tyre në “Instagram” janë fshirë të gjitha fotografitë që shfaqeshin krah njëri-tjetrit.

Por pavarësisht kësaj, që të dy e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. E prandaj ndjekësit e tyre janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh?

Këngëtari i njohur dhe Afrona ende nuk kanë reaguar që të sqarojnë fansat e tyre në lidhje me këto fjalë që po qarkullojnë për ta.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për këngëtarin, pasi më përpara ai ka qenë i martuar me aktoren e njohur, Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.