Transmetuar më 19-05-2022, 10:55

Aleksia Peleshi është bërë një nga vajzat më të njohura të show-bizz-it.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të ndarjes nga aktori i humorit, Romeo Veshaj. E ftuar në një emision në tv mes të tjerash Aleksia foli edhe për marrëdhënien me babanë dhe ndarjen nga ish-partneri.

Teksa po fliste për raportin që ka me babanë e saj, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia tha se e ka “shok të ngushtë”.

Pjesë nga intervista:

Kur ti del nëpër portale për gjëra të ndryshme, çfarë të thotë?

Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e tij private të komentohet shumë.

Në jetën reale është shumë gallatë, me kitare në dorë. I them hajde të bëjmë video dhe thotë “jo se na kanë bërë si lolo”.

Nuk e dinte se isha në “Portokalli”. Atë ditë kemi qenë të zënë dhe thashë më mirë mos t’i tregoj. Vetëm kur më pa dhe më tha pse nuk më tregove. I thashë se kisha harruar.