Transmetuar më 18-05-2022, 23:39

Vlorë- Rrezikojnë të mbyten dy të rinj në detin pranë Dhërmiut.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare kanë bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy të rinjve të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë. Dy shtetas, të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy shtetasit dhe konkretisht: S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë”.