Transmetuar më 18-05-2022, 21:48

Belsh- Fundoset krejt papritur toka në një fshat të Belshit.

Kjo ndodhi në fshatin Çestije ku befas në një rrugë toka përpiu dheun dhe u krijua një gropë rreth 20 metra e thellë dhe 10 metra e gjerë, raporton noa.al.

Fshati është i njohur për faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore aty ra avioni amerikan me 33 infermierë.

Disa thonë se ky është një fenomen i përsëritur për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 85 liqene të krijuara si pasojë e dukurive karstike.

Specialistët thonë se në 360 km2, zona e Dumresë është karstike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.

Banorët kanë frikë se një ditë toka mund të fundoset edhe te shtëpitë e tyre.