Transmetuar më 18-05-2022, 21:07

PËRDITËSUAR

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth.

Bëhet me dije nga burime për mediat se si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i vrarë.

Viktima është identifikuar Arben Merkuri 48 vjeç

Për ngjarjen e rëndë policia ka ngritur postblloqe në autostradë e hyrje të Tiranës.

Durrës/Informacion paraprak

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.