Transmetuar më 18-05-2022, 18:54

Greqi – Policia greke njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 38-vjeçares kineze Qiu Yun Lin, e cila u gjet e pajetë në një valixhe në Vilia të Atikës.

Sipas informacioneve të para, 38-vjeçarja luante bixhoz dhe u jepte para hua bashkatdhetarëve.

Në një rast ajo i kishte dhënë hua rreth 10 mijë euro bashkatdhetarit të saj 47-vjeçar dhe ky mund të jetë motivi i vrasjes.

"Është hetuar rasti i vrasjes së një 38-vjeçareje të huaj, trupi i të cilës u gjet më datë 29.12.2020 në një zonë pyjore në zonën e Kaza Vilion, Atikë dhe për të cilën u raportua një zhdukje më datë 17-10-2020 pranë Departamentit të Sigurisë Omonia."-thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve njëmujore të Departamentit të Krimeve kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës, autori u identifikua një i huaj 47-vjeçar, bashkatdhetar i viktimës, i cili u arrestua sot e mërkurë, 18 maj, 2022, me urdhër arresti.